Transmetuar më 23-04-2019, 12:30

Ndërkohë që ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, dorëzoi sot në Gjykatë kërkesën për regjistrimin e partisë së re “Bindja Demokratike”, reagon për herë të parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pas firmosjes së marrëveshjes me 10 pika, më aleatet e tij, në kuadër të koalicionit, Basha pa përmendur emra, teksa është pyetur për partinë e re të Patozit, ka deklaruar prerë se “nuk do të  ketë as opozitë false”.

“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi, janë zgjedhjet false, nuk do të ketë zgjedhje false, parlament fals, dhe nuk do të ketë më as opozitë false”- ka thënë shkurt Basha.

Partia më e re krijuar së fundmi “Bindja Demokratike” ka dorëzuar ditën e sotme, kërkesën për regjistrim në Gjykatën e Tiranës.

Pas vendimit të Gjykatës për regjistrim, më pas kjo parti pritet ti drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu regjistruar për në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërsa u përfol se kjo parti do të drejtohej nga deputetja Rudina Hajdari, gjatë së hënës erdhi edhe mohimi prej saj.

Ndërkohë Astrit Patozi, një nga themeluesit e kësaj partie i cili thuhet se do të jetë edhe kryetari, foli shkurt për mediat mbrëmjen e djeshme, duke thënë se “Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum”./b.l/noa.al/