Loading...
Rama sfidon opozitën: Zgjedhjet as ndalen dhe as shtyhen
Transmetuar më 23-04-2019, 12:32

Kryeministri Edi Rama reagoi parapak çastesh për planin opozitar që të mos lejohet zhvillimi i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit duke vënë si kusht për realizimin e tyre, krijimin e një qeverie tranzitore me kryeministër një emër tjetër nga Partia Socialiste

"Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike", komenton z.Rama.

Kurse paralajmëron: "Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki". /noa.al/

Loading...
Loading...