Transmetuar më 23-04-2019, 12:32

Kryeministri Edi Rama reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar ditën e sotme.

Ai thotë se pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve, është një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike.

“Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki", shkruan Rama.

Kësisoj kreu i qeverisë shprehet i vendosur për të mos hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Dhjetë pikat e marrëveshjes së koalicionit qeveritar

– Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

– Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

– Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

– Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

– Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

– Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

– Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

– Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar

– Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

– Angazhohemi për çdo individ apo parti të identifikuar si opozitare. /a.y/noa.al