Transmetuar më 23-04-2019, 13:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të hënë do merret në pyetje nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq në marsin e vitit të kaluar, të cilët akuzohen nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit.

Seanca e marrjes në pyetje për presidentin do të nisë rreth orës 13:00 në një nga sallat e Kuvendit.

Më parë ka dëshmuar edhe kryeministri, Ramush Haradinaj si dhe disa ish-ministra, funksionarë të lartë shtetërorë.

Ky veprim shkaktoi reagime të forta dhe akuza mes palëve politike, ndërsa Presidenti Rexhep Taip Erdogan përcolli mesazh falënderimi për presidentin e Kosovës.