Transmetuar më 23-04-2019, 14:15

Në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, iu ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë të opozitës, dikur aleatë të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Bëhet fjalë për Artur Roshin, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Zef Shtjefnin, kryetar i partisë Ora e Shqipërisë dhe Nikolin Stakën i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.

Kështu tre të mandatuarit e rinj, pritet të bëjnë betimin në seancën parlamentare të së enjtes.

Sakaq ditën e sotme, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Beratin, Klajdi Qama, dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit, duke pranuar mandatin e deputetit. /a.y/noa.al

Pranoi mandatin e deputetit, aleati i Bashës: Sakrificat m’u shpërblyen me mosmirënjohje