Loading...
Në pritje të fëmijës së tretë, Tabaku zbulon gjininë e bebes
Transmetuar më 23-04-2019, 14:45

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zbuluar gjininë e fëmijës që pret të sjelli në jetë.

E pyetur rreth pritjes së ëmbël, në studion e lajmeve të ‘News 24’ ku ishte sot e ftuar, ish-deputetja ka zbuluar se pas dy vajzave binjake do të sjellë në jetë një djalë.

Kjo është shtatzënia e dytë për ish-deputeten demokrate.

Në vitin 2017, Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve, Arba dhe Iris.

Teksa vogëlushet kanë shkuar 2 vjeçe, Tabaku ka vendosur që ta zgjerojë më tej familjen. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...