Transmetuar më 23-04-2019, 19:15

Një histori e pabesueshme, durimi dhe shprese. Bëhet fjalë për historinë e Munira Abdulla, e cila në vitin 1991 në moshën 32-vjeçare, përfundoi në koma pas një aksidenti të rëndë rrugor. Pas 28 vitesh të kaluara në atë gjendje, gruaja u përmend.

Djali i saj i cili tregoi historinë për mediat, bën një thirrje për të gjithë, “Mos e humbni kurrë shpresën”.

I biri tregonte ishte viti 1991 kur Munira Abdulla, pësoi dëmtime cerebrale si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe prej vitesh nuk kishte asnjë shenjë përmirësimi.

Mjekët e deklaruan në gjendje gjysmë të vetëdijshme, pasi arrinte të ndjente dhimbjet. Për vite me radhë ajo u ushqye me një tub, ndërkohë që në spital i bëhej fizioterapi për të përmirësuar gjendjen e muskujve.

I biri Omar Webair tha për të përditshmen “The National” se nuk është dorëzuar asnjëherë së shpresuari për të ëmën dhe ky durim iu shpërblye.

Ai tregon se në vitin 2017, Mohammed bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabi, u ofrua për të paguar një trajtim të specializuar në Gjermani, ku mjekët i dhanë prioritet terapive fizike, duke i injektuar ilaçe për të përmirësuar gjumin dhe stimuluar kthjellimin.

Ky trajtim i ri, siç tregon i biri, po e bënte më të vetëdijshme, deri kur në qershor të vitit 2018, pas 28 vitesh nisi të nxirrte tingujt të çuditshëm.

“Pas tre ditësh, u zgjova teksa ndodhesha në spital, pasi dikush po thërriste emrin tim. Ishte ajo. Emri im ishte i pari që tha”, tregon djali.

Me kalimin e kohës, gjendja e saj u përmirësua, deri sa i kthye në Abu Dhabi te familja e saj, ku vijon të kurohet, shkruan noa.al.

I biri tregon se për vite me radhë mjekët i kishin thënë se rasti i saj ishte i pashpresë dhe nuk kishte arsye për ta kuruar. Por ai shton se nuk u dorëzua në asnjë moment së shpresuari, ndonëse kur e ëma u aksidentuar ishte vetëm katër vjeç. /a.y/noa.al