Transmetuar më 23-04-2019, 15:52
Arma e sekuestruar

Një person i cili ka kanosur dhe ka qëlluar me armë zjarri, është vënë në prangat e policisë së Krujës.

Gjatë ditës së sotme në Krujë, pas reagimit të shpejtë të policisë, është bërë arrestimi i 56-vjeçarit Sh.Q.

Arrestimi i tij u bë pasi i dyshuari, ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P., 51 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, arma e zjarrit tip pushkë, si dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /a.y/noa.al