Loading...
Zbulohet shkaku, pse vdiq nëna e re pas lindjes së foshnjës
Transmetuar më 23-04-2019, 16:19

Zbulohet arsyeja se pse humbi jetën 25-vjeçarja Rexhina Debrova, pak pasi solli në jetë fëmijën e saj, në maternitetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë, ku e reja gjeti vdekjen pas ndërhyrjes cezariane për të sjellë në jetë vogëlushin.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore të kryer në trupin e nënës së re, rezultoi se gjithçka ka ndodhur për shkak të mpiksjes së gjakut.

Pas ndërhyrjes e reja ka pësuar bllokim në një prej venave kryesor që furnizon mushkërinë me gjak.

Kjo ka çuar edhe në vdekjen e së resë, pa arritur të marrë në krahë fëmijën e parë dhe aq të dëshiruar, pas afro një viti martesë.

Pas denoncimit të familjarëve për mjekim të pakujdesshëm, policia bëri arrestimin e mjekut reanimator Nikollaq Thano dhe të mjekut kardiolog, Mehmet Ibaj. /a.y/noa.al

Vdekja e nënës së re një orë pasi solli në jetë fëmijën, spitali: Pësoi komplikacion

Loading...
Loading...