Loading...
Duke bërë seks zbulon se e dashura është transeksual, tmerri vjen më pas
Transmetuar më 23-04-2019, 20:19

Një mjek ka rrëfyer se ka vrarë dhe ka copëtuar trupin e një gruaje, me të cilën shoqërohej, pasi zbuloi se në të kaluarën i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për të ndryshuar gjininë.

Mjeku rus, Mikhail Tikhonov, 27 vjeç, pas krimit, gatoi disa pjesë të trupit të Nina Surgutskaya, 25 vjeç, dhe disa të tjera i hodhi në tualet të copëtuara.

Çifti kishin kaluar një mbrëmje jashtë në qytetin e Kursk, para se të ktheheshin në apartamentin e viktimës.

Ata ishin duke bërë seks, kur Mikhail kuptoi se Nina ishte transeksuale dhe se i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ku nga djalë ishte bërë vajzë.

Kështu në gjaknxehtësi e sipër, e mbyti në shtrat dhe më tej për të fshehur krimin ia copëtoi trupin. Tikhonov u arrestua, pas denoncimit të Ninës së zhdukur, pasi nëna e saj kërkoi që policia të hetojë.

Sipas policisë, e reja tentoi që ta bindte mjekun që të vijonin raportin seksual, por në atë moment, 27-vjeçari, e kapi për fyti dhe e mbyti.

Për të shpëtuar nga kufoma, e çoi në banjo, ku i hodhi organet e brendshme, ndërsa më tej e copëtoi pjesën tjetër të trupit, shkruan noa.al.

Në vijim, pjesët e mbetura i futi në furrë për ti pjekur në mënyrë që të largonte lëngun e tepërt, në mënyrë që ti transportonte lehtësisht. Më tej kokën dhe gjymtyrët i futi në valixhe dhe i mori në apartamentin e tij.

Tikhonov po përballet aktualisht me procesin gjyqësor, ndërkohë që rrezikon 20 vite burg, pas krimit tronditës së fundjavës që lamë pas. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...