Djali i Ingrit Gjonit mbush 7 vjeç, merr dhuratën që do të donte çdo fëmijë
Transmetuar më 23-04-2019, 16:58

Dita e sotme është mjaft e veçantë për këngëtaren Ingrit Gjoni, pasi si sot shtatë vite më parë, u bë nënë për herë të parë.

Ajo ka publikuar një video ku zbulon një dhuratë të veçantë që i është bërë të birit, bashkë me urimin e saj.

“Jeta ime, Pidi mamit Happy Birthday. Si sot 7 vjet me para Zoti me bekoi me një dashuri kaq të madhe si ty. Të dua Parid Mara”, shkruan Ingriti.

Këngëtarja publikon herë pas herë momente me të birin duke u krenuar me të.

Ndërkohë në video zbulon se si djalit i është dhuruar një lepur, gjë që e ka lumturuar pa fund, ashtu sikundër do të lumturonte çdo fëmijë një dhuratë e tillë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...