Loading...
Arrestimi për terrorizëm i të riut nga Elbasani, reagon ministri italian
Transmetuar më 23-04-2019, 17:09

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, reagon pas arrestimit të 28-vjeçarit nga Elbasni, Bledar Ibrahimi i akuzuar për terrrorizëm.

Salvini thotë në postmin e tij se Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.

Ai bën me dije se në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fondamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.

"Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë. Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë”, deklaron Salvini.

Operacioni për kapjen e të riut u krye nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe drejtorinë policore Elbasan, në kuadrin e aksioneve për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapja e Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, me banim në Elbasan, erdhi si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative.

Pasi morën informacionin, forcat policore organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e këtij personi të cilësuar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua për arsye se Interpol Roma në datë 15 prill 2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. /a.y/noa.al

Zbulohet djali nga Elbasani, terrorist në Itali dhe Egjipt

Loading...
Loading...