Loading...
Autobusi bie në greminë, 25 të vdekur
Transmetuar më 23-04-2019, 17:26

Një tragjedi e vërtetë është shënuar, në një prej rrugëve që cilësohet si më të rrezikshmet në botë.

Një autobus me pasagjerë u rrëzua në një greminë në Bolivi, pasi u përplas me një mjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes gjetën vdekjen 25 persona dhe 24 të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti tragjik u shënua në rrugën La Paz-Yungas, teksa autobusi tentoi që të parakalojë një kamion, por përfundoi në korsinë e kundërt, duke u përplasur me një furgon, shkruan noa.al.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i autobusit humbi kontrollin, duke u rrëzuar në një greminë 300 metra të thellë. Për shkak se disa nga të plagosurit e aksidentit të pasdites së kësaj të hëne, ndodhen në gjendje të rëndë, bilanci mund të rëndohet më tej. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...