Loading...
Mbi 300 të vrarë në Sri Lanka, shikoni se si kamikazi hyn i qetë në Kishë
Transmetuar më 23-04-2019, 17:46

Teksa ISIS ka marrë përsipër sulmet e përgjakshme me disa të vrarë në Sri Lanka, mediat e huaja kanë shpërndarë pamjet e njërit prej kamikazëve.

Ai duket teksa hyn i qetë në kishë ndërsa mban në shpinë çantën me eksploziv.

Pamjet dramatike janë publikuar nga “The Guardian”.

Kamikazi i dyshuar shihet tek lëviz i pashqetësuar me një çantë në shpinë, pak përpara se të ndodhin sulmet dramatike në kisha, që morën jetën e mbi 300 personave.

Vendi është në zi, teksa ditën e sotme nisën të përcillen për në banesën e fundit pjesa më e madhe e viktimave. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...