Transmetuar më 23-04-2019, 17:57

Një peshkaqen i madh i bardhë u afrua aq shumë ndaj një kamere që po e filmonte duke e sulmuar, aq sa për pak nuk e gëlltiti.

Skena që shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, vjen nga ishulli i Guadalupe në Meksikë.

Kameramani Peter Kragh arriti që të filmojë sulmin, me kamerën e tij, e cila ishte varur në varkën ku ai ndodhej.

Krejt papritur në sipërfaqe doli një peshkaqen i bardhë rreth 4.5 metra i gjatë.

Peshkaqeni u sul drejt kamerës për ta kafshuar, por pa rezultat. Pajisja nuk u dëmtua nga sulmi, ndërkohë që pamjet po bëjnë bujë në rrjetet sociale. /a.y/noa.al