Loading...
Shkoi për vizitë, gruaja përdhunohet dhe vritet nga stafi i spitalit
Transmetuar më 23-04-2019, 18:02

Një grua është përdhunuar dhe më pas masakruar për vdekje nga stafi i një spitali në Pakistan.

Ajo kishte shkuar për të marrë ndihmë mjekësore për një infeksion, por përfundoi viktimë.

Ishte nëna e saj që gjeti trupin e pajetë të së bijës në Sindh Government Hospital, në Korangi më 18 prill.

Edhe pse fillimisht u tha se gruaja kishte vdekur si pasojë e një reaksioni, autopsia zbuloi të vërtetën e hidhur.

Nëna e viktimës u njoftua se gjendja e vajzës po përkeqësohej, pavarësisht se shkoi në spital vetëm për dhimbje dhëmbi.

Por kur mbërriti atje, iu tha se vajza ishte transferuar në Jinnah Postgraduate Medical Centre, duke e gënjyer.

Nëna filloi të kontrollonte në ambientet e spitalit për vajzën e saj dhe e gjeti të vdekur në një barelë në një nga dhomat e pasme.

Policia arrestoi tre të akuzuar të cilët do të japin shpjegim për ngjarjen makabre. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...