Loading...
Eni dhe Genci rrëfejnë të vërtetën e çmimit të madh në “Dance with me”
Transmetuar më 23-04-2019, 18:06

Në dhjetor të vitit që lamë pas, çifti i njohur i showbizit, Eni Jani dhe Genc Fuga, fituan çmimin e parë në edicionin e pestë të “Dance with me”.

Të ftuar ditën e sotme në “InTV”, çifti i njohur i aktorëve ka rrëfyer si qëndron e vërteta e çmimit të madh dhe nëse fitorja e tyre ka sjellë apo jo fitim monetar.

”Cilat lekë? Në çdo kompeticion, mesa di unë, asnjëherë nuk është thënë që ka një çmim.

Sa herë fitonim kupat, merrnim 1 milionëshin në javë (të vjetra). Shumë njerëz mendojnë që ne fituam çmimin e parë. Jo, nuk kishte”, rrëfeu Eni, duke lënë të kuptohet se ata janë shpërblyer me para vetëm gjatë javëve që kanë marrë vendin e parë.

“Më mirë një vezë sot, se sa një pulë mot”, shtoi Genci duke qeshur.

Loading...
Loading...