Loading...
Banorët e Patosit dalin në protestë, kanë tre muaj pa qendër shëndetësore
Transmetuar më 23-04-2019, 18:10

Banorët e Patosit kanë dalë sot në protestë pasi prej tre muajsh nuk po marrin shërbime mjekësore.

Shkak është bërë dalja jashtë funksionit e qendrës shëndetësore e cila u vinte në ndihmë 1 mijë e 800 banorëve.

Tavani ka rënë për shkak të lagështirës dhe prej muajsh nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e tij.

Këtë të martë banorët e fshatit zgjodhën protestën si mënyrën e vetme për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Ata janë shprehur se përballë kësaj situate duhet të udhëtojnë rrreth 12 kilometra në qendrën më të afërt shëndetësore në fshatin Portëz, apo në rastin më të keq edhe në spitalin e Fierit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...