Loading...
Shokuese! Kalimtari i ngul thikën policit në ambient publik, kamerat filmojnë momentin
Transmetuar më 23-04-2019, 19:00

Gjithçka duket normale deri në momentin kur një kalimtar godet me thikë një polic.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në stacionin qendror të Sidneit në Australi. Kmerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një kalimtar shkon me qetësi drejt policit dhe i ngul thikën në shpinë.

Hayden Edwards, 30 vjeç, u godit të premten rreth orës 6.45 me orën lokale. Pas sulmit, polici u rrëzua në tokë. Ishin kolegët e tij ata që e transportuan me urgjencë për në spital.

Forcat e rendit arrestuan pak më vonë sulmuesin, i cili tentoi të largohej me tren nga vendi i ngjarjes.

Gjatë një konference shtypi të shtunën, policia tha se Edwards ishte me fat që shpëtoi me lëndime të lehta.

Ai pësoi një plagë të gjatë gjashtë centimetër dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje, duke dalë nga spitali të shtunën në mbrëmje. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...