Loading...
Të dënuar për terrorizëm, Arabia Saudite ekzekuton me vrasje 37 persona
Transmetuar më 23-04-2019, 20:53

37 persona të dënuar për terrorizëm janë ekzekutuar nga autoritetet e Arabisë Saudite.

Të gjithë janë shfaqur në publik teksa një gjë e tillë nuk ndodh shpesh në këtë vend.

Ekzekutimet masive u kryen në pesë rajone, në kryeqytetin Riad, qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, rajonin sunit të Al-Qasim dhe në rajonin e Provinca Lindore, ku është përqendruar pakica shiite.

Qeveria thotë se kjo mënyrë është mjet i fuqishëm parandalimi për veprime të ngjashme.

Komunikata e ministrisë së Brendshme thotë se personat e ekzekutuar kanë përvetësuar ideologji ekstremiste si dhe kanë formuar celula terroriste me qëllim të përhapjes së kaosit dhe provokimin e përçarjeve midis sekteve.

“Këta individë janë gjetur fajtorë për sulme me eksplozivë ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një numër të pjesëtarëve si dhe bashkëpunim me organizatat armike”, thuhet në komunikatë. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...