Transmetuar më 23-04-2019, 21:29

Autoritetet në Itali kanë ndaluar tre të rinj, mes tyre edhe një shqiptar, që u kapën me drogë dhe para të fshehura në garazh.

Të rinjtë, e fshihnin mallin dhe të ardhurat e përfituara nga shitja në një garazh në Robgo.

Përpara se të finalizonte aksionin e arrestimit, policia italiane i mbikëqyri për disa ditë  duke vendosur më pas të ushtrojnë një kontroll në shtëpitë e tyre dhe në garazhin ku shihej të hynin e të dilnin shpesh.

Në shtëpinë e dy italianëve të arrestuar policia gjeti 10 mijë euro, ndërsa në rrobat e njërit prej tyre gjetën edhe çelësin e garazhit, ku gjatë kontrollit u zbuluan 700 gramë hashash.

Ndërsa në kontrollin e shtëpisë së shqiptarit, policia gjeti një kile e gjysmë hashash. /k.k/noa.al/