Loading...
Vritet me armë zjarri biznesmeni i njohur
Transmetuar më 23-04-2019, 22:32

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniç, (Slavise Krunica) është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banjaluka.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ishte tipik mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbetën gjithashtu të vrarë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje.

Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij.

Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniç ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.

Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga "dikush prej skenës politike" për të shitur bizneset e tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë tha se janë të tronditur nga “vrasja brutale e biznesmenit Sllavisha Kruniç”.

“Shprehim ngushllimin tonë për familjen, kolegët dhe komunitetin e gjerë. Ne presim që autoritetet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar krimin dhe t’i përgjigjen në mënyrë të duhur”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata "Global Transparency International" e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018.

Loading...
Loading...