Loading...
Ulsi Manja: Gjykata Kushtetuese do plotësohet brenda qershorit
Transmetuar më 23-04-2019, 22:32

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora deklaroi se brenda qershorit do të bëhet e mundur funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

Manja u shpreh këtë mbrëmje se "sot që flasim Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar të gjitha aktet nënligjore sa i përket rregullores së funksionimit të emërimeve në drejtësi".

"Është e lehtë ta bësh kritikën sot e Reformës në Drejtësi, aq më tepër kur fut hundët edhe politika që nuk merret me detyrat, por targeton Reformën në Drejtësi dhe sistemin e Drejtësisë, pastaj është e vështirë të sqarohen gjërat për opinionin publik.

Kur thashë që një reformë kaq e madhe do të kishte edhe probleme, vështirësi që ishin qoftë të karakterit politik, por edhe teknik. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, në kuptimin e mosfunksionimit të mbledhjes plenare.

Gjykata Kushtetuese, ne besojmë dhe shpresojmë që brenda qershorit, do të funksionojë. Sot që flasim Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar të gjitha aktet nënligjore sa i përket rregullores së funksionimit të emërimeve në drejtësi.

Unë duke njohur procesin dhe mekanizmin ligjor jam besimplot që Gjykata do të plotësohet me numrin e nevojshëm të anëtarëve brenda qershorit.", u shpreh Manja.

Loading...
Loading...