Loading...
Rudina Hajdari si Edi Rama, sulm mediave: Komplotuan ndaj meje
Transmetuar më 24-04-2019, 02:42

Rudina Hajdari nuk do të rreshtohet në rradhët e partisë së re politike “Bindja Demokratike”.

Hajdari tha në RTSH se lajmet për përfshirjen e saj në këtë forcë politike ishin të pabaza.

“Kam takuar në momente të ndryshme figura të larta brenda PD-së. Por kjo nuk do të thotë se unë jam në komplote të caktuara. Ishte një flluskë mediatike. Pak herë e kam takuar z. Patozi. Një foto me z. Patozi merrej si fakt. U duk si një komplot dhe si një gjë e fryrë. Nuk e di kush i bëri këto. Por të mos fokusohemi tek këto gjëra”, – tha Rudina Hajdari.

Deputetja Hajdari, e cila kryeson grupin parlamentar të PD-së në parlament tha se fokusi i saj kryesor është zgjidhja e krizës politike.

“Problemi kryesor është zgjidhja e krizës politike. E vlerësoj krijimin e një force që përpiqet të përfaqësoj në mënyrë demokratike shqiptarët, demokratët apo këdo që do të bëhet pjesë e kësaj force. Zgjidhja e krizës është problematika kryesore”, – tha Rudina Hajdari.

Sipas saj nëse ka vullnet, ekzistojnë ende mundësitë për zgjidhjen e krizës përpara zgjedhjeve vendore.

Rudina Hajdari i sheh rrënjët e krizës politike tek marrëveshje e 2008-ës, e cila ndryshoi sistemin zgjedhor.

Hajdari tha se grupi parlamentar i drejtuar prej saj synon ndryshimin e sistemit zgjdhor.

“Marrëveshja e 2008-ës ka sjellë në parlament deputetë pa meritë, që e kanë blerë mandatin, me djeninë e kryetarëve të PD-së. Kanë hyrë në listat pa patur merita. Kjo marrëveshje ka mbytur demokracinë në vend, përmes forcimit të kryetarëve të partive politike, që e kanë bërë të pamundur hapësirën e mendimit të lirë”, – u shpreh Rudina Hajdari.

Sipas saj nëse palët politike do të kishin treguar vullnet, kriza do të ishte zgjidhur.

“Nëse do të ishte vullneti i duhur mendoj se mund të ishte bërë një marrëveshje. Ka dy muaj që janë djegur mandatet. Gjatë kësaj kohe mund të ishte arritur një marrëveshje për të garantuar zgjdhje të lira e të ndërshme. Nuk arritëm në 2017-ën, por opozita i pranoi ato zgjdhje dhe më pas i kundërshtuam. Duhet të kemi minimumi disa fakte të bazuara në vendime gjykatash”, – tha Hajdari,

Ndërsa shtoi se zgjdhjet e kontestaura cënojnë stabilitetin politik në vend.

“Kemi gjithmonë zgjedhje të kontestuara. Duhet të gjejmë një formulë që partitë politike të bien dakord me rezultatet. Roli i opozitës mund të jetë shumë konstruktiv, nëse arrin të japë alternativë për shqiptarët”- tha Rudina Hajdari.

Loading...
Loading...