Loading...
Zbulohet varri antik me 35 mumje brenda
Transmetuar më 24-04-2019, 08:18

Një varr antik me 35 mumje brenda dhe me materiale që përdoreshin për funerale në antikitet, si amfora, maska dhe sende të tjera janë zbuluar në Egjipt.

Bëhet fjalë që i përket periudhës së vonë faraoinke mes shekullit të gjashtë para Krishtit dhe të katërtit pas Krishtit.

Zbulimi u bë fundjavën e lënë pas në shkretëtirën e Assuan, në sajë të gërmimeve nga një mision italo-egjiptian.

Kërkimet drejtoheshin nga Università degli Studi di Milano dhe ministria e Antikitetit në Egjipt.

Në fotogaleri mund të shihni pamje nga varri antik. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...