Loading...
Gruaja operohet në mitër, mjekët i harrojnë pincën brenda
Transmetuar më 24-04-2019, 08:47

Një rast i pazakontë i një incidenti kirurgjikal u shënua në Napoli të Italisë, në spitalin Loreto Mare.

Një grua 49-vjeçare, e cila iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr një fibromiomë në mitër më 17 prill, doli nga salla e operimit dhe mjekët i thanë se çdo gjë kishte shkuar mirë.

Por këtë të diel, pikërisht në ditën e Pashkëve katolike, ajo u fut sërish në sallë për tu rioperuar, për shkak se mjekët i kishin harruar brenda një pincë e cila ishte përdorur gjatë ndërhyrjes.

Gjithçka u zbulua pas kontrolleve që pasuan operacionin dhe pas ekos së bërë, duke bërë që të futet me urgjencë në sallë, shkruan noa.al.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, nën drejtimin e komisarit Ciro Verdoliva. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...