Transmetuar më 24-04-2019, 09:48

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë të shkallës rihter goditi Filipinet.

Tërmeti bëri që të tronditen edhe grataçelat në Manila.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, mund të shihni efektin e tërmetit të fuqishëm në pishinën që ndodhej në lartësinë e grataçelës.

Pamjet tregojnë se si tërmeti derdh furishëm ujin e pishinës, nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e tërmetit të furishëm të fundjavës së lënë pas, u shënuan dëme të shumta materiale. /a.y/noa.al