Transmetuar më 24-04-2019, 10:12

Pas protestave të vazhdueshme të opozitës qysh prej djegies së mandateve të deputetëve, thuajse në çdo seancë parlamentare, zhvillohej edhe protestë.

Por teksa ditën e nesërme, e enjte, do të zhvillohet seanca e radhës, opozita ndryshon strategji.

Mësohet se protesta nuk do të jetë te Parlamenti, por do të bllokohen akset kryesore që lidhin jugun dhe veriun e vendit me Tiranës.

Protesta do të mbahet në orën 18.00, dhe mësohet se do të bllokohen disa pika kyçe që lidhin me kryeqytetin.

Në Elbasan do të bllokohet rrethrrotullimi i Bradasheshit, në Durrës, autostrada Plepa-Kavajë, në Milot, karburanti në autostradë, në Fier, rrethrrotullimi i Sheqit dhe në Tiranë, sheshi “Shqiponja”. /a.y/noa.al