Zbulohen 2 milionë euro kokainë, kapen një djalë dhe një vajzë nga Shqipëria
Transmetuar më 24-04-2019, 15:51

Një sasi lënde e fortë narkotike që në tregun e zi vlen jo më pak se 1.9 milionë euro, u zbulua nga policia italiane në San Pietro, lokaliteti Stabio në Ticino, raporton noa.al.

Agjentë e antidrogës në një njoftim zyrtar që dhanë për mediat lokale, thanë se arrestuan një djalë të ri shqiptar i cili u gjet me sasinë prej 19 kilogramë kokainë e pastër e cila në tregun e zi narkotik shkon rreth dy milionë euro në shitje me pakicë/doza.

Policia tha se droga shitej në Itali dhe Zvicër me 100 euro grami.

33-vjeçari shqiptar u zbulua teksa udhëtonte në kufirin italo-zviceran me një makinë me targa gjermane.

Ai shoqërohej nga një vajzë 22 vjeçare, gjithashtu shqiptare. Emrat e të dyshuarve nuk janë publikuar.

Pas kontrollit të mjetit, u gjet e fshehur në pjesën e brendshme, sasia prej 19 kg kokainë e paketuar në 17 qese.

Djali shqiptar dhe vajza që e shoqëronte u arrestuan dhe prokurorja Marisa Alfier, tha se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur më shumë mbi këtë rrjet trafiku narkotikësh. /noa.al/

Loading...
Loading...