Transmetuar më 24-04-2019, 16:19

Dy vajza të talentuara shqiptare kanë shkëlqyer në debutimin e tyre në natën e parë të edicionit “The Voice 2019” në Itali.

Ky program transmetohet në Raidue dhe drejtohet nga e famshmja Simona Ventura.

Vajzat Serena dhe Ina Sinani, dy motrat me origjinë shqiptare që jetojnë në Itali, interpretuan në Blind Audition, këngën e Era Istrefit feat. Ledri Vula, “Shumë pis”.

Juria përbëhej nga Morgan, Guè Pequeno, Elettra Lamborghinie, Gigi D’Alessio.

Gjatë debutimit të motrave Sinani (Sindolls), të katër anëtarët e jurisë vendosën të zgjedhin ato për t’i pasur në grupet që drejtojnë.

Në fund, dy motrat shqiptare vendosën të zgjedhin për të vazhduar me Guè Pequeno edhe pse pati shumë këmbëngulje nga Gigi D’Alessio për t’i pasur në ekipin e tij. /noa.al/