Transmetuar më 27-04-2019, 13:21

Një vajzë e re shqiptare 27-vjeçe, ka mbytur foshnjën e saj vetëm gjashtë ditë pasi e solli në jetë.

E dyshuara me iniciale M.B., nga Prizreni, pas krimit e fshehu trupin e djalit të vogël, në tavanin e shtëpisë.

Mësohet se gruaja e kishte sjellë në jetë fëmijën në shtëpi, ndërkohë që nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë drejt aktit të rëndë.

Gruaja është ndaluar nga policia, por për shkak të gjendjes së lehonisë po trajtohet në spital.

Trupit të vogëlushit po i bëhet autopsia, ndërkohë që po merren në pyetje famijarët e gruas për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al