Transmetuar më 28-04-2019, 21:49

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku një vogëlushe 8-vjeçare, ka mbetur e vrarë me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Thebes të Greqisë, ku vogëlushja ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, gjatë momentit që është goditur nga një plumb në kokë.

Vogëlushja u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Prindërit e të ndjerës thanë për mediat se afër shtëpisë së tyre po zhvillohej një festë dhe se kishte pasur të shtëna.

Autoritetet përkatëse në vendin fqinj po hetojnë për rastin tragjik./a.k/noa.al/