Transmetuar më 29-04-2019, 19:26

Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta do të dominojnë deri pas mesditës duke gjeneruar herë pas here dhe shira, të cilët në veri dhe zonat qëndrore marrin formë shtrëngatash.

Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/