Transmetuar më 30-04-2019, 06:04

Portali noa.al kërkon të punësojë një person për zhvillimin e shërbimit të livestream në faqen e saj zyrtare dhe rrjetet e saj sociale.

Kandidatët duhet të njohin mirë ndërtimin e strukturës së transmetimit të drejtpërdrejtë në website dhe rrjetet sociale.

Të realizojë në bashkëpunim me redaksinë, transmetimin e eventeve të ndryshme drejtpërdrejt në faqe dhe rrjetet sociale.

Të realizojë në bashkëpunim me redaksinë, kronika audio-vizuale dhe/ose të titruara në shqip dhe anglisht.

Të njohë mirë montazhin e videove për përgatitje të videokronikave për lajme të ndryshme.

Të jetë i pastër në shkrimin e gjuhës shqipe.

Të ketë vendbanimin në Tiranë.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV në email: [email protected], ku duhet të jenë detyrimisht numri i telefonit celular, foto personale, arsimi i kryer, përshkrim përvoje pune dhe shembuj të tyre.

Në subjektin e email shkruani tekstin STREAM. Do të kontaktohen vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërshënuara.