Marr shkas nga ngjarja shumë e rëndë ku humbën jetën dy miq, dy vëllezër model. Çfaë po ndodh me rendin dhe shoqërinë ku ne jetojmë?
Përse kriminelët levizin lirshëm dhe pa u shqetësuar midis nesh dhe askush nuk e ngren zërin për t’i denoncuar?
A po kthehemi ne në një Palermo të vogël? A duam vërtet ne të jemi një Palermo e vogël, apo organet ligjzbatuese nuk janë në nivelin e duhur?
Mendoj se të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për këtë situatë kaq të rëndë ku ndodhemi.
Ne kemi polici të paaftë, kemi shoqëri që nuk denoncon krimin apo fenomenin e paligjshëm.
“Çfarë më duhet mua?” Kjo është shprehja më e zakonshme por ka edhe më keq se kjo shprehja! Kemi kryefamiljarë që i thonë “marshalla” veprimeve të pahijshme si vjedhja p.sh.! Pra, e gjithë shoqëria jonë duhet të reflektojë thellë!
Lipset një angazhim i të gjithëve bashkë për të rikthyer dinitetin, moralin, ndëshkimin shoqëror, anatemimin e së keqes, veseve negative dhe denoncimin e tyre.
Ne jemi të “dënuar” të jetojmë në komunitet dhe pa reagimin tonë fenomenet negative vetëm sa do të shtohen.
Nuk kemi nevojë për një polici e cila ta ketë vëmendjen tek përndjekja e protestuesve apo punëtorëve që hapin gropa septike apo se savatojnë muret e shtëpive të tyre. Jo more zotërimj, ktheni sytë nga hajdutët, drogaxhinjtë, armëmbajtësit pa leje që shëtisin e i bëjnë karshillëk ligjit dhe Policisë së Shtetit!