Transmetuar më 03-05-2019, 21:13

Një tjetër fëmijë ka humbur jetën nga fruthi, në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në katër numrin e viktimave nga kjo sëmundje.

Bëhet fjalë për një foshnje 10-muajshe që për shkak të moshës ishte e pavaksinuar.

Viktima ka ndërruar jetë gjatë orëve të pasdites së djeshme në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas qëndrimit dy javor.

Për momentin edhe 6 persona të tjerë me fruth, shumica fëmijë deri në 4 vjeç, janë në gjendje të rëndë, të cilët po qëndrojnë në spital, ndërkaq më kritike paraqitet gjendja e një fëmije me paralizë celebrale e cila është nën kujdesin intenziv.

Mjekët apelojnë prindërit që të vakzinojnë fëmijët e tyre. /k.k/noa.al/