Transmetuar më 06-05-2019, 14:00

Pjelloria e meshkujve mund të stimulohet duke rritur shanset për të ngjizur një fëmijë, duke konsumuar rregullisht bajame.

Është kjo ajo që thotë një studim spanjoll i Universitat Rovira i Virgili në Tarragona, sipas të cilit konsumi i mesatarisht 60 gramë bajamesh në ditë, përmirëson numrin e spermatozoidëve, cilësinë dhe lëvizshmërinë e tyre.

Po ashtu një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rritur shanset për tu bërë me fëmijë.

Bajamet ju vijnë meshkujve në ndihmë, në sajë të përmbajtjes së lartë të zinkut.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim 119 meshkuj me moshë mesatare nga 18 deri në 35 vjeç, të cilët u ndanë në dy grupe, ku njërit iu dhanë fruta të thata bajame, ndërsa grupi tjetër konsumonte ushqim si zakonisht.

Kështu rezultoi se grupi që kishte konsumuar bajame kishte 16% më shumë spermatozoidë, lëvizshmëria e tyre ishte rritur me 6% dhe cilësia ishte rritur me 4%.

Gjithçka në sajë të vitaminës E, një antioksidant i fuqishëm që gjendet te bajamet, ashtu si zinku që ndihmon në riprodhim, por edhe preh acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6, shkruan noa.al.

Kështu që drejtuesja e studimit Juliette Kellow, sugjeron për meshkujt që duan që të bëhen me fëmijë që ta konsumojnë sa më shpesh këtë frut të thatë. /a.y/noa.al