Transmetuar më 06-05-2019, 16:05

Banorët e Bulqizës janë helmuar sepse kanë pirë ujë nga çezmat e rrjetit publik i cili është kontaminuar pas përzierjes me gazrat që çlirohen në minierat e kromit të zonës.

Burime nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bënë të ditur se ky shqetësim po trajtohet prej tyre.

Dyshimet janë se uji i pijshëm që vjen në çezmat e banorëve përmes tubacionit të rrjetit të ujësjellësit lokal, të jetë përzier me ujërat e ndotura që rrjedhin nga miniera e kromit dhe galeritë e shumta që ndodhen atje.

Një tjetër dyshim i lidhur me shkakun e mësipërm, është se uji është infektuar nga gazrat e çliruar gjatë shpërthimeve me lëndë eksplozive në galeritë e kromit.

Sot në qytetin e Bulqizës, janë shpërndarë fletushka ku u bëhet thirrje banorëve të mos përdorin ujin e ujësjellësit. Po ashtu është kërkuar që baskia të furnizojë banorët me ujë përmes autoboteve.

Spitali i Bulqizës

Që nga e premtja, mbi 100 persona, 24 prej të cilëve në moshë të mitur, kanë përfunduar në spitalin e Bulqizës, me simptoma helmimi. Thuajse të gjithë janë larguar për në banesat e tyre pas marrjes së ndihmës së parë nga mekët e spitalit.

Drejtori i spitalit të Bulqizes, Haziz Jella thotë se situata po shkon drejt një epidemie. Thuajse të gjithë të helmuarit vijnë nga zona që njihet si qyteti apo lagjja e vjetër.

Instituti i Shëndetit Publik, sot i bëri thirrje banorëve që të mos e përdorin ujin që vjen në çezma.

Vepra e marrjes së ujit të pijshëm në Bulqizë