Transmetuar më 06-05-2019, 17:49

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën agjerojnë një muaj Ramazanin. Ndodh shpesh që persona me diabet thonë se e kanë të vështirë të agjërojnë, por në po ju japim disa këshilla të vlefshme.

Ata që vuajnë nga tipi 2 i diabetit, mund të agjërojnë dhe ta menaxhojnë sëmundjen nëse ushqehen shëndetshëm, duke përfshirë edhe ushtrimet dhe dietat.

Në raste më serioze, njerëzit me tipin 2 të diabetit detyrohen që të marrin medikamente për të mos pasur probleme.

Zakonisht duhet të merren barna për uljen e glukozës ose metforminë, dhe pas ushqimit, në syfyr ose iftar, për ata që është e nevojshme, të përdoret edhe insulina.

Agjërimi dhe ushqimi i veçantë janë traditë e Ramazanit. Në çdo iftar, familjet bëhen bashkë për ta shijuar ushqimin e tyre të veçantë që gatuhet për këtë muaj.

Ndërkohë, sa i përket personave të tjerë me diabet, që nuk përdorin insulinë ose lloje të ndryshme të medikamenteve, e kanë më të thjeshtë që të agjërojnë.

Por dietat dhe medikamentet janë faktorët kyç që ndikojnë në mbajtjen konstant të nivelit të glukozës.

Gjithsesi, nëse keni probleme, duhet që më parë të konsultoheni edhe me mjekun përkatës. /k.k/noa.al/