Afati i fundit për të hequr taksën ndaj Serbisë, Kosova nuk tërhiqet
Transmetuar më 06-05-2019, 19:07

Autoritetet e Kosovës janë të vendosur për të mbajtur në fuqi taksën 100 përqind ndaj mallrave me Serbinë.

Edhe pse Presidenti Vuçiç kishte lënë si afat përfundimtar ditën e sotme që kjo taksë të zhbëhej, asnjë reagim nuk ka nga ana e Kosovës.

Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar masa të ashpra nëse nuk do të ketë tërheqje.

Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Endrit Shala, ka deklaruar për gazetëz “Zëri” se taksa do të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Arsyet se pse e kemi vendosur taksën kanë qenë pikërisht pengesat që Serbia e Bosnjë e Hercegovina ia kanë shkaktuar ekonomisë kosovare.

Për këtë ne kemi vendosur taksën dhe ajo duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa të eliminohen arsyet, të cilat e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë një masë të tillë, edhe arsyet ekonomiko-politike”, ka thënë Shala. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...