Transmetuar më 07-05-2019, 08:06

Muaji Maj ka filluar me temperatura të ulëta të shoqëruara me reshje të dendura shiu. Ndërsa në zonat malore, vendin e shiut e kanë zënë reshjet e dëborës.

Edhe pse jemi në stinë pranvere, mëngjesin e sotëm qarku i Dibrës është gdhirë i zbardhur nga dëbora e rënë gjatë natës. Në këtë qark në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore.

Kushtet atmosferike që janë krijuar në këtë zonë kanë krijuar probleme në bujqësi. Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjellat e tyre.

Reshje bore po ashtu ka edhe në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës. Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve./b.l/noa.al/