U hoqën pak ditë më parë, aktorët vendosin vetë shkronjat e Teatrit Kombëtar
Transmetuar më 07-05-2019, 19:52

Disa artistë, dhe të tjerë në mbrojtje të teatrit, kanë vendosur shkronjat e hequra pak ditë më parë nga ky institucion.

Vullnetarisht ata përgatitën të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe këtë pasdite “rishkruan” në mur "Teatri Kombëtar".

Shkronjat u hoqën pak ditë më parë, akt që u shoqërua me shumë kritika.

Prej muajsh artistët që janë kundër shembjes së teatrit protestojnë, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë.

Ata kërkojnë restaurimin e godinës, dhe jo shembjen. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...