Transmetuar më 08-05-2019, 21:02

Mund të më vrisni, por nuk do ta njoh Kosovën si shtet. Këtë deklaratë ka dhënë së fundmi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, që shpesh herë është kontradiktor me ato që thotë.

Edhe këtë herë ai ka thënë se nuk ka për ta njohur shtetin e Kosovës.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug”, Vuçiç i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj atë.

Më goditni, por unë s’do ta bëj! Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç,

Pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar për çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet: Mënyra më e lehtë për ne është që, meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur. /k.k/noa.al/