Transmetuar më 10-05-2019, 22:39

Ashtu siç Elvis Naçi e bëri publike në emisionin e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” Alkidi i cili vuan nga skoliza e avancuar iu nënshtrua operacionit në Tiranë gjatë javës që lamë pas pasi paratë u mblodhën nga shqiptarët.

Alkidi kishte probleme edhe në zemër dhe nuk mund të ecte dot. Sëmundja i kishte nisur në moshën 8 vjeçare. Elvisi tha se vendimin për të hyrë në sallën e operacionit ishte vetëm në dorën e Alkidit. Djali me guxim dhe kurajo tha: “Po!” Para operacionit, Alkidi tha se ndihej shumë i lumtur që më në fund e arriti këtë ditë.

“Kam pak frikë por kam shpresë se gjithçka do shkojë mirë” tha djali. Prindërve u tha mos të kenë merak se do të tregohet i fortë, pastaj ashtu i buzëqeshur u shoqërua në sallën e operacionit.

Mjeku turk tha se sot është dita e madhe për Alkidin. “Shpresojmë që Alkidi të jetë i aftë të qëndrojë ulur në mënyrë komode dhe të marrë frymë lirisht. Duam të përfitojmë edhe në aspektin estetik. Tani  të lutemi që të këmi një rezultat fantastik. Orët e pritjes ndërsa djali i tyre ishte brenda sallës së operacionit ishin të vështira e plot ankth.

“Po i mendoj të gjitha, çfarë mund të mendoj kur e kam djalin në operacion? Shpreson të dali djali mirë, më duket sikur jam vetë atje brenda. Mezi pres orën të kalojë. Operacioni do zgjasë 4 ose 5 orë. Nuk i mbaj dot lotët. Më duket e pabesueshme që ai është brenda sallës” -thotë i ati i Alkdidit.

“Çdo prind më kupton ça mendoj unë, rreziqet ekzistojnë. I lutem Zotit të lutem o Zot ma shpëto djalin! E kam shumë të vështirë të duroj. Tek fëmija nuk durohet sikur më ka rënë bota në kokë.  Po më duken orët si muaj” -shprehet e ëma.

Nuk ka duruar gjatë zemra e nënës. E ëma e Alkidit humbi ndjenjat ndërkohë që djali doli nga salla e operacionit. Lajmin e mirë e jep mjeku turk i cili u tha prindërve se operacioni i djalit shkoi shumë mirë dhe se tani koha është për të marrë veten. /BW/