Transmetuar më 13-05-2019, 10:22

Një shqiptar i cili vuante dënimin në një burg në Maqedoni, ka gjetur vdekjen gjatë kësaj të diele teksa ndodhej në orarin e ajrimit.

Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Xhengis Xhemaili, i cili ka ndërruar jetë në burgun e Idrizovës.

Ai ishte dënuar me 13 vite burg, për vrasjen e një personi në vitin 2016, për shkak se viktima i kishte Xhemailit 100 mijë euro borxh, të cilat nuk po ia kthente.

Dyshohet se shkak për vdekjen e tij është bërë një infarkt në zemër.

Lidhur me vdekjen e 54-vjeçarit, autoritetet vendase janë duke kryer hetimet. /a.y/noa.al