Transmetuar më 13-05-2019, 13:49

Ka qënduar pak kohë në policinë e Kosovës, deputeti Dardan Molliqaj, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në banesën e tij.

Deputeti Molliqaj, është njëherësh edhe bashkëshorti i ministres sonë të Arsimit, Besa Shahini, me të cilën vetem pak kohë më parë u kurorëzuan në martesë.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për kp.

Sipas Policisë gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së Albin Kurtit në vitin 2015. Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kyq në VV.