Transmetuar më 13-05-2019, 19:42

Fituesit e promocionit te Pepsit “Kampionët së bashku”, shijuan Live ndeshjen gjysmë-finale të UEFA Champions League, Ajax-Tottenham.

Për herë të parë, Pepsi iu dha mundësinë 20 sportdashësve shqiptarë dhe kosovarë nëpërmjet promocionit “Kampionët së bashku”, të ndiqnin LIVE në “Johan Cruyff Arena” ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales të UEFA Champions League, Ajax-Tottenham.

Fituesit fatlumë të shorteut të Pepsi patën fatin të ndodheshin mes mijërave fansave të tjerë të futbollit për të shijuar LIVE duelin midis këtyre dy skuadrave.

Biletat e dhuruara nga Pepsi, bënë realitet ëndrrën e fituesve, të cilët përgjatë 95 minutave përjetuan LIVE ethet e një ndeshje dramatike të mbushur me surpriza.

Fituesit, përveç kësaj eksperience unike dhe të paharruar, patën mundësinë të vizitojnë vendet më të njohura turistike të Amsterdam-it.

Pepsi, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, do të vazhdojë të ofrojë dhurata dhe surpriza për konsumatorët e tij deri në finalen e madhe në 1 Qershor.