Transmetuar më 14-05-2019, 21:23

NASA-ka deklaruar, duke iu bazuar një studimi të findit, se Hëna po zvogëlohet me kalimin e kohës.

Sipas Agjencisë Hapësinore, ky një fenomen që po shkakton rrudhjen e sipërfaqes dhe tërmete hënorë.

Hëna ka pllaka tektonike teksa në vend të tyre, pjesa e brendshme e Hënës është ftohur përgjatë qindra miliona viteve, duke rrudhur sipërfaqen e duke krijuar kështu mijëra shkëmbinj të rinj me mijëra kilometra të gjatë dhe dhjetëra metra të lartë.

Sateliti i NASA-s ka realizuar fotografi të më shumë se 3500 shkëmbinjve që prej vitit 2009.

Në vitin 1972, astronautëve të misionit Apollo 17 iu desh që të shmangnin në një prej këtyre shkëmbinjve.

Si rezultat i këtyre fenomeneve, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se hëna sot është 50 metra më e “dobët”. /k.k/noa.al/