Transmetuar më 15-05-2019, 08:35

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në ditën ndërkombëtare të familjes.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes! Një familje e lumtur, solide, në mirëqenie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj”, shkruan kreu i shtetit.

Më tej shton se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime.

“Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. Zoti i bekoftë familjet tuaja!”, shkruan Presidenti. /a.y/noa.al