Transmetuar më 15-05-2019, 11:21

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka marrë vendimin ditën e sotme lidhur me grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali, para dy vitesh.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku u dënuan me nga 2 vite burg Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Mikail Hila.

Mirëpo për shkak të shlyerjes së pjesës më të madhe të dënimit në paraburgim, ndaj tyre u bë pezullimi i dënimit, duke kaluar në shërbim prove.

Ndërkohë për të dyshuarit si trafikantë u la në fuqi dënimi, ku Euron Hoti u dënua me 15 vite burg dhe Malton Lleshaj me 13 vite, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë Aurel Lazen, u la në fuqi vendimi me 2 vite burg.

Lënda narkotike kaloi në portin e Durrësit, po u sekuestrua në Ankona të Italisë.

Grupi u zbulua në janar 2017, kur në Ankona u kap një kamion me targa shqiptare, në të cilin ishin ngarkuar 2.5 tonë kanabis me destinacion Gjermaninë.

Lidhur me këtë rast, është nën hetim edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj. /a.y/noa.al